tc-crew.darkbb.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjeografia e shteteve te ndryshme te botes !

2 posters

Shko poshtė

Gjeografia e shteteve te ndryshme te botes  ! Empty Gjeografia e shteteve te ndryshme te botes !

Mesazh  3gp' Tue Nov 25, 2008 4:26 pm

Gjeografia e Greqisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė


Greqia ndodhet nė pjesėn jugore tė Evropės, me dalje nė detin Egje dhe detin Mesdhe, nė mes tė Shqipėrisė dhe Turqisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Greqisė ėshtė 131,940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39 00 V, 22 00 L dhe 130,800 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 1,140 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Greqisė ėshtė 13,676 km e gjatė ndėrsa kufiri tokėsorė ėshtė 1,228 km qė e ndajnė atė nga Bullgaria (494 km), Turqia (206 km), Shqipėria (282 km) dhe Maqedonia (246 km)

Klima e Greqisė ėshtė e butė me dimėr tė lagėsht dhe verė tė nxehtė e tė thatė.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė male dhe shkėmbinj qė zbresin nė bregdet duke formuar ishuj dhe ujdhesa. Pika mė e ultė e relievit gjendet nė bregdetin e Mesdheut (0m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 2,917 metrave nė maje tė maleve tė Olimpit (ang.:Olympus).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: ligniti, derivate tė naftės, hekuri, boksiti, zinku, nikeli, magneziti, kripa si dhe prurja e ujit e mirė pėr energji.


Gjeografia e Holandės
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Holanda ndodhet nė pjesėn perėndimore tė Evropės, me dalje nė detin Verior, mes Belgjikės dhe Gjermanisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Holandės ėshtė 131,940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52 30 V, 5 45 L dhe 33,883 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 7,643 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Holandės ėshtė 451 km e gjatė ndėrsa kufiri tokėsor ėshtė 1,027 km duke e ndarė atė nga Belgjika (450 km) dhe Gjermania (577 km)

Klima e Holandės ėshtė e butė me verė tė freskėt deri tė ftohtė dhe dimėr tė butė.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren i rrafshėt dhe i ulėt, ndėrsa nė juglindje gjenden disa male. Pika mė e ultė e relievit gjendet nė nivelin e detit nė vendin e quajtur Cuidplaspolder (hol.:Zuidplaspolder) (-7m) dhe ajo mė e larta, 322 metra mbi nivelin e detit, nė vendin e quajtur Valserberg (hol.:Vaalserberg).

Nė pasuritė natyrore tė kėtij vendi llogariten: gazi natyror, derivatet e naftės, kripa, zalli si dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Hungarisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Hungaria ndodhet nė pjesėn qendrore tė Evropės, nė veriperėndim tė Rumanisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Hungarisė ėshtė 93,030 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 00 V, 20 00 L dhe 33,883 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 690 km 2 ujė.

Hungaria ėshtė njė vend kontinental dhe ka njė vijė kufitare 2,171 km tė gjatė, qė e ndajnė atė nga Sllovakia 677 km, Ukraina 103 km, Rumania 443 km, Serbia dhe Mali i Zi 151 km, Kroacia 329 km, Sllovenia 102 km dhe Austria 366 km,

Klima e Hungarisė ėshtė klimė kontinentale me dimėr tė ftohtė dhe verė tė ngrohtė deri tė nxehtė.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren i rrafshėt dhe pėrgjatė kufirit m Sllovakinė janė disa bjeshkė dhe male tė ulėta. Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregut tė lumit Tisa (ang.:Tisza) ( 78m ) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 1,014 metrave nė vendin e quajtur Kekes rreth 50km nė veriperėndim tė Budapestit.

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: boksiti, qymyri, gazi natyrorė si dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Irlandės
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Irlanda ndodhet nė pjesėn perėndimore tė Evropės, zė pestė tė gjashtat e ishullit irlandez nė oqeanin Atlantik, nė perendimė tė Britanisė sė Madhe . Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Irlandės ėshtė 70,280 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 53 00 V, 8 00 L dhe 68,890 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 1,390 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Irlandės ėshtė 1,448 km e gjatė ndėrsa kufiri tokėsorė ėshtė 360 km i gjatė dhe e ndanė atė nga Irlanda Veriore njėsi shtetrore e Britanisė sė Madhe.

Klima e Irlandės ėshtė e detare e lagėsht dhe ndikohet nga rrymimet nė oqeanin Atlantik. Dimri ėshtė i butė dhe vera e ftohėt janė karakteristika tė klimės sė ishullt.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren me rrafshėnalta tė rrethuara nga bjeshkėt dhe malet e ulėta ndėrsa pjesa perėndimore pėrshkrohet me njė teren me shumė gjire . Pika mė e ultė e relievit gjendet nė nivelin e oqeanit Atlantik (0m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 1,041 metrave nė vendin e quajtur Karauntuhil (ang.:Carrauntoohil).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: gazi natyrorė, bakri, plumbi, zinku, argjendi, guri gėlqerorė etj.

Gjeografia e Islandės
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Islanda ndodhet nė pjesėn veriore tė Evropės, nė mes tė detit tė Grinlandės dhe pjesa perėndimore tė oqeanit Atlantik, nė veriperėndim tė Britanisė sė Madhe . Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Islandės ėshtė 103,000 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 65 00 V, 18 00 L dhe 100,250 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 2,750 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Islandės ėshtė 4,988 km e gjatė ndėrsa ajo nuk ndanė asnjė milimetėr kufi tokėsor me ndonjė shtet.

Klima e Islandės ėshtė gjithnjė e varur nga ajo qė vije nga veriu i oqeanit. Zakonisht klima ėshtė e butė me dimėr me frymė dhe verė tė ftohtė e tė lagshtė.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren i rrafshėt me ca male e fusha akulli ndėrsa bregdeti i saj ėshtė i mbytur nė gjirinjėt dhe ujdhesat e shumta nė oqean. Pika mė e ultė e relievit gjendet nė nivelin e oqeanit Atlantik (0m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 2,119 metrave nė vendin e quajtur Uvanadalshukur (ang.:Hvannadalshnukur).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: peshkimi, prurja e ujit.

Gjeografia e Italisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Italia ndodhet nė pjesėn jugore tė Evropės, nė gadishullin nė pjesėn qendrore tė detit Mesdhe, nė veri tė Shqipėrisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Italisė ėshtė 301,230 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42 50 V, 12 50 L dhe 294,020 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 7,210 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Italisė ėshtė 7,600km e gjatė ndėrsa kufiri tokėsorė 1,932.2 km i gjatė dhe e ndanė atė nga Austria (430 km), Franca (488 km), Vatikani (3.2 km), San Marino (39 km), Sllovenia (232 km) dhe Zvicra (740 km).

Klima e Italisė ėshtė klimė e Mesdheut, nė pjesėn veriore alpine dhe atė jugore e thatė.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren i vrazhdė dhe malorė, pėrgjatė bregdetit ėshtė teren i ulėt dhe i rrafshėt. Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregut tė detit Mesdhe ( 0m ) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 4,748 metrave pika e dytė mė e lartė e Monte Biankos ( ang.:Mont Blanc).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: qymyri, zhiva, mermeri, asbesti, sulfuri, gazi natyrorė si dhe rezerva tė gazit tė parafinuar, peshkimi dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Kroacisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Kroacia ndodhet nė pjesėn jugore tė Evropės, me dalje nė detin Adriatik, nė mes tė Sllovenisė dhe Bosnjės. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Kroacisė ėshtė 56,542 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 45 10 V, 15 30 L dhe 56,414 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 128 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Kroacisė ėshtė 5,835 km e gjatė nga e cila 1,777 km janė bregdet i brendisė sė vendit dhe 4,058 km bregdet i ishujve nė Adriatik. Vija e kufirit tokėsorė ėshtė 2,197 km e gjatė dhe e ndanė atė nga Sllovenia (670 km), Hungaria (329 km), Serbia dhe Mali i Zi (veri 241km), Bosnja dhe Hercegovina (932 km) dhe nė jug nga pjesa tjetėr e Serbisė dhe Malit Zi

Klima e Kroacisė ėshtė klimė e Mesdheut dhe kontinentale. Klima kontinentale dominon me dimėr tė ftoftė dhe verė tė nxehtė nė veri ndėrsa nė bregdet mbanė verė e thatė.

Pjesa mė e madhe e relievit pėrgjatė kufirit me Hungarinė ėshtė e rrafshėt, pėrgjatė bregdetit nė Dalmaci ėshtė teren i vrazhdė me bjeshkė dhe male. Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregut tė detit Adriatik ( 0m ) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 1,830 metrave nė Dinara, afėr kufirit me Bosnjėn.

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: nafta, pakė qymyr, boksiti, kalciumi, gipsi, asfalti natyrorė, silici, kripa si dhe prurja e ujit.

Gjeografia e Letonisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Letonia ndodhet nė pjesėn lindore tė Evropės, me dalje nė detin Baltik, nė mes tė Estones dhe Lituanisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Letonisė ėshtė 64,589 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 57 00 V, 25 00 L dhe 63,589 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 1,000 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Letonisė ėshtė 531 km e gjatė. Vija e kufirit tokėsorė ėshtė 1,150 km e gjatė dhe e ndanė atė nga Estonia (339 km), Rusia (217 km), Bjellorusia (141 km) dhe Lituania (453 km).

Klima e Letonisė ėshtė klimė bregdetare-oqeanike me dimėr tė lagėsht e temperatura mesatarė pėr kėtė stinė.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren i rrafshėt e i ulėt. Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregut tė detit Baltik ( 0m ) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 312 metrave nė vendin e quajtur Gaizinkalėns (ang.:Gaizinkalns).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: guri gėlqerorė, qelibari, prurja e ujit, pylltaria si dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Shteteve - Lihtenshtajni
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė


Lihtenshtajni ndodhet nė pjesėn qendrore tė Evropės, nė mes tė Austrisė dhe Zvicrės. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Lihtenshtajnit ėshtė 160 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 16 V, 9 32 L, pėrndryshe ėshtė vend kontinental dhe nuk ka dalje nė ujra.

Vija kufitare e Lihtenshtajnit ėshtė 76 km e gjatė dhe e ndanė atė nga Austria (34.9 km) dhe Zvicra (41.1 km).

Klima e Lihtenshtajnit ėshtė klimė kontinentale e ftohtė, me dimėr tė vranėt e me reshje bore e shiu, me verė tė vranėt e tė lagėsht.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren me bjeshkė (Alpet) pėrreth luginave tė lumenjve . Pika mė e ultė e relievit gjendet nė vendin e quajtur Rugeler Rit (ang.:Ruggeller Riet) (430m, nė pjesėn veriore) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 2,599 metrave nė vendin e quajtur maja e hirtė (ang.:Grauspitz) nė pjesėn jugore tė vendit nė kufi me Zvicrėn.

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: prurja e ujit si dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Lituanisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Lituania ndodhet nė pjesėn lindore tė Evropės, me dalje nė detin Baltik nė mes tė Letonisė dhe Rusisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Lituanisė ėshtė 65,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 56 00 V, 24 00 L.

Vija bregdetare pėrgjatė detit baltikė ėshtė e gjatė 99 km ndėrsa vija kufitare e Lituanisė ėshtė 1,273 km e gjatė dhe e ndanė atė nga Letonia (453 km), Bjellorusia (502 km), Polonia (91 km) dhe Rusia (227 km, rajoni i Kalingradit).

Klima e Lituanisė ėshtė klimė oqeanike qė kalon nė atė kontinentale, e lagėsht me temperatura nė dimėr dhe verė mesatare.

Pjesa mė e madhe e relievit tė Lituanisė ėshtė terren i rrafshėt dhe i ulėt me shumė liqenjė tė vegjėl. Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregdetit tė detit Baltik dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 292 metrave nė vendin e quajtur Juozapinesė (ang.:Juozapines/Kalnas).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: toka e punueshme.

Gjeografia e Luksemburgut
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė


Luksemburgu ndodhet nė pjesėn perėndimore tė Evropės, nė mes tė Francės dhe Gjermanisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Luksemburgut ėshtė 65,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 49 45 V, 6 10 L.

Vija kufitare e Luksemburgut ėshtė 359 km e gjatė dhe e ndanė atė nga Gjermania (138 km), Belgjika (148 km) dhe Franca (73 km).

Klima e Luksemburgut ėshtė klimė kontinentale me dimėr tė butė dhe verė tė ftohtė.

Pjesa mė e madhe e relievit tė Luksemburgut ėshtė terren me rrafshnalta tė gjėra e tė buta, me male tė cekėta qė nė veri shendohen nė bjeshkė . Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregut tė lumit Mosele (133m;ang.:Moselle River) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 559 metrave nė vendin e quajtur "Vendi i kalas" (ang.:Buurgplaatz).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: hekuri qė nuk nxirret mė dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Maqedonisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Maqedonia ndodhet nė pjesėn juglindore tė Evropės, nė mes tė Kosovės dhe Greqisė, Shqipėrisė e Bullgarisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Maqedonisė ėshtė 25,333 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 41 50 V, 22 00 Ldhe 24,856 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 477 km 2 ujė.

Vija kufitare e Maqedonisė ėshtė 25,333 km e gjatė dhe e ndanė atė nga Kosova (110 km), Serbia dhe Mali i Zi (111 km; kufiri Kosovė - Serbi dhe Mali i Zi - Maqedoni ende nuk ėshtė i pėrcaktuar), Bullgaria (148 km), Greqia (246 km) dhe Shqipėria (151 km).

Klima e Maqedonisė ėshtė klimė e ngjashme me tė Mesdheut e nxehtė me verė tė thatė e dimėr tė ftohtė me reshje dėbore tė mėdha.

Pjesa mė e madhe e relievit tė Maqedonisė ėshtė terren i vrazhdė, pėrpos luginės sė Vardarit kėtė e zbusin edhe rrethina e liqeneve tė mėdha. Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregut tė lumit Vardar (50m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 2,764 metrave nė vendin e quajtur Maja e Korabit (maq.:Golem Korab).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: hekuri i cilėsisė sė ultė, bakri, zhiva, zinku, kromi, magnesiumi, nikeli, ari, argjendi, asbesti, gipsi, pylltaria si dhe toka e punueshme .
3gp'
3gp'
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 211
Join date : 18/05/2008
Age : 31

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjeografia e shteteve te ndryshme te botes  ! Empty Re: Gjeografia e shteteve te ndryshme te botes !

Mesazh  bl5er1 Wed Nov 26, 2008 1:48 pm

valla weq pak e paske prish qi nuk paske foll per kosoven!!!!
bl5er1
bl5er1
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 98
Join date : 26/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi