tc-crew.darkbb.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

haxhi haxhi islam

Shko poshtė

haxhi haxhi islam Empty haxhi haxhi islam

Mesazh  kimi'hack Thu Nov 27, 2008 6:08 am

Haxhi


Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

HAXHI

"Pėr hirė tė All-llahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo." (Kur'an, 3:97)

"Dhe pergatituni me furnizim (per rruge), e furnizimi me i mire eshte devotshmeria." (Kur'an, 2:197)



I urojme gjithe motrat dhe vėllezėrit qe pregatiten per te shkuar ne Haxh:

InshaAllah ju pranohet Haxhi dhe merrni sa me shume shperblime!

Haxhi - apo Pelegrinazhi - ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė Kalendarit Islam. Haxhi ėshtė njė obligim fetar pėr ēdo Musliman, burrė dhe grua, qė ėshtė nė gjendje ta kryeje ate, te pakten nje here ne jeten e tyre, nese mjetet financiare lejojne. Per 14 shekuj Muslimanet mblidhen ne Mekė duke ndjekur shembullin e profetit tone, Muhamedit alejhi selam (paqja qofte mbi te), dhe duke rikujtuar historine e profeteve Ibrahim as. dhe birit te tij Ismailit as. Ne diten e Arafatit, dita e 9 e muajit te Dhul-Hixhes, gjtihe pelegrinet mblidhen ne rrafshin e Arafatit, 6 milje jashte Mekes ne nje dite lutjesh dhe adhurimi per Zotin. Dita e neserme eshte dita e Kurbanit, qe festohet nga Muslimanet ne gjithe boten.

Pelegrinet e ardhur nga ēdo pjese e rruzullit tokesor kane ne buzet e tyre keto fjale adhurimi:

Talbija
Lebbejka-allahume lebbejk
Lebbejka la sherika leka lebbejk
Inna al hamda uan an-ni'mata laka ual-mulk
La sherika lek.

Ja ku qėndroj para teje Allah,
ketu qėndroj para teje
Nuk ka zot tjeter veē Teje,
Ja ku qėndroj para teje;
Ty te takojne gjithė falenderimet,
E jotja eshte gjithe fuqia dhe meshira,
Nuk ka zot tjeter veē teje.

Literarisht: Fjala 'haxh' do te thote te shkosh tek nje person apo nje vend i nderuar. Per Muslimanet fjala 'haxh' nenkupton adhurimin e Allahut permes kryerjes se ritualit te Haxhit ne nje kohe te caktuar (dita e 9-12 e muajit Dhul-Hixhe) dhe ne nje vend te caktuar (Mekė), si dhe ne nje menyre te caktuar. Allahu xh.sh. e beri obligim kryerjen e Haxhit per Muslimanet ne vitin e nente te Hixhres (shpernguljes ne Medine). Ndaj Muhamedi as. ka bere vetem Haxhin e Lamtumires. [Lexo Fjalėn e Lamtumirės se Profetit]

Figurat qė vijojnė paraqesin vendet qė vizitohen nga Haxhinjtė gjatė ritualit tė shenjtė tė Haxhit.






Per Haxhin ne Traditen e Profetit Muhamed (alejhi selam), apo ne Hadithe, gjejme se Muhamedi (as) ka thėnė:

"Islami mbeshtetet ne pese shtylla: ..." Dhe nje nga shtyllat eshte Haxhi.

"Shperblimi i personit te cilit i pranohet Haxhi eshte Xheneti."

"Ai qe kryen Haxhin duke mos folur gjera te kota dhe duke mos kryer vepra te mbrapshta, do te kthehet nga Haxhi i paster nga gjynahet sikunder ne diten e pare te lindjes."

Profeti as. ka thene: "O njerez, Allahu e beri Haxhin obligim per ju, ndaj kryejeni ate." Ne lidhje me kete nje person e pyeti, "O i Derguari i Allahut, a duhet kryer Haxhi per ēdo vjet? Muhamedi as. heshti dhe njeriu ia perseriti pyetjen tre here. I tha Muhamedi as. se "Nese une do te them 'PO', atehere do te behej obligim per ju qe ta kryeni ate (Haxhin) ēdo vit, por ju nuk do te jeni ne gjendje ta beni ate."


Kaba: Disa tė dhėna mbi madhesinė dhe historinė e saj

Kaba (Qabja) ėshtė ndėrtesa drejt tė cilės Muslimanėt drejtohen pesė herė nė ditė gjatė namzait tė tyre. Literalisht, fjala 'Kabė' nė Arabisht i referohet njė vendi tė nderuar dhe prestigjioz.

Aktualisht Kaba ėshtė e lartė afėrsisht 12 metra. Dhoma brenda Kabes ėshtė 13 me 9 metra. Muret e Kabes janė 1 metėr tė gjerė. Muret janė tė gjitha prej guri. Muret brenda, nė dallim nga ato jashtė, nuk janė tė lustruara. Dyshemeja e dhomės qėndron 2.2 metra mė lartė se vendi ku njerėzit kryejnė ritin e rrotullimit rreth Kabės (Ta'uafin).

Kaba ėshtė ndėrtuar dhe rindėrtuar nga kėta profetė: Ademi, Ibrahimi, Ismaili dhe Muhamedi (paqja qoftė mbi ta). Asnjė godinė tjetėr nuk e ka patur kėtė nder. Ndėrtimi i parė i Kabės ėshtė bėrė nga Profeti Adem (alejhi selam). Nė Kur'an Allahu thote se kjo ishte shtėpia e parė e ndėrtuar nga njerėzimi pėr tė adhuruar Allahun. Pas kėsaj, Ibrahimi dhe Ismaili (paqja qoftė mbi ta) e rindėrtuar Kabėn.

Historianėt dhe dijetarėt janė tė mendimit se Kaba ėshtė rindėrtuar diku nga 5 deri ne 12 herė. Rikonstruksioni mė i fundit i Kabės u bė nė vitin 1996.
kimi'hack
kimi'hack

Numri i postimeve : 27
Join date : 26/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi