tc-crew.darkbb.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

degjimi i veshit

Shko poshtė

degjimi i veshit Empty degjimi i veshit

Mesazh  kimi'hack Wed Nov 26, 2008 2:09 pm

Tė tri pjesėt e veshit kane rolin e tyre ne degjim. Llapa e veshit, ose me sakte te dy llapat e vesheve, luajne rolin kryesor ne percaktimin hapesinor te burimit te tingullit. Daullja e veshit eshte pjesa qe ndan veshin e jashtem nga ai i mesem. Ne veshin e mesem jane te vendosura kockat e dėgjimit. Roli i veshit te mesem eshte amplifikimi i tingullit. Ndersa veshi i brendshem, i vendosur brenda ne kocken temporale, permban si organin e te degjuarit (kokleja), ashtu edhe ate te ekuilibrit (vestibulum dhe kanalet gjysme-rrethore).Organi sensor i degjimit eshte pikerisht kokleja. Ne saje te ndertimit te saj anatomik unik, njeriu arrin te dallojne nje frekuence nga tjetra, gje qe eshte determinante ne dallimin e gjuhes se folur. Po keshtu, kokleja dhe nervi i degjimit realizojne dhe dallimin e fortesise se tingullit (intensitetit). Kurse lokalizimi hapesinor i burimit te tingullit realizohet ne strukturat e lokalizuara ne trungun e trurit. Semundje te ndryshme demtojne pjese te ndryshme te sistemit te dėgjimit. Sėmundjet e kanalit te jashtem te veshit mund te japin ulje degjimi te shkalleve te ndryshme qe kalon bashke me semundjen baze. Ulje degjimi mund te japin gjithashtu edhe otitet akute dhe kronike, patologjite e tubit T Eustakut, traumat, otoskleroza, deformimet e lindura te veshit te mesem etj. Keto ujle degjimi, qe lidhen me veshin e mesem, mund te rikuperohen ose te reduktohen duke mjekuar semundjen qofte me rruge medikamentoze, ashtu edhe kirurgjikale.Uljet e degjimit vijne shpesh dhe nga demtimi i koklese dhe nervit te degjimit. Virozat. Sem Meniere, mikrotrombozat, traumat sonore dhe barotraumat, tumoret e nervit akustik, perdorimet me doza te larta te preparateve te demshem per koklene etj., hasen shpesh ne historine e semundjes te pacienteve qe ankojne ulje degjimi. Me kalimin e moshes fillon te bjere mprehtesia e degjimit; kjo quhet presbiakuzia.Ne uljen dhe humbjen degjimi mund te ēojne edhe patologji qe prekin rruget centrale te degjimit, nga trungu i trurit deri ne korteksin cerebral. Ky grup eshte me i rralle.
kimi'hack
kimi'hack

Numri i postimeve : 27
Join date : 26/11/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi