Cka eshte Fizika.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Cka eshte Fizika.

Mesazh  3gp' prej Wed Nov 26, 2008 11:57 am

Fizika (greq. φυσική, fisiki = natyrė) ėshtė dega e shkencės e cila merret me zbulimin dhe veēorizimin e ligjeve gjithėsinore qė sundojnė lėndėn, energjinė, hapėsirėn, dhe kohėn, si dhe sjelljen dhe ndėrveprimet mes tyre. Fizika ėshtė shkenca nėpėrmjet sė cilės njerėzit pėrpiqen tė shpjegojnė dukuritė natyrore. Fizika pėrshkruhet si "shkencė themelore" sepse fusha tė tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnė sisteme, veēoritė e tė cilave varen nga ligjet e fizikės.

Fizika ėshtė e lidhur ngushtė me tė gjitha shkencat e tjera natyrore, veēanėrisht me kiminė, e cila nga ana e saj me kalimin e kohės ka marrė shumė koncepte nga fizika, mbi tė gjitha nė fushat e termodinamikės, elektromagnetizmit, dhe mekanikės kuantike.

Zhvillimet nė fizikė janė tė lidhura ngushte edhe me sektorin teknologjik, si dhe kanė infleunca shumė tė thella nė shkencat e tjera , pėrfshirė matematikėn dhe filozofinė. Pėr shembull, zhvillimi i teorisė sė elektromagnetizmit coi nė krijimin e pajisjeve tė shumta elektrike (televizori, kompjuterat, pajisjet shtepiake.); zhillimet nė termodinamikė cuan nė zhvillimin e mjeteve tė motorizuara pėr transportin; dhe zhvillimet nė mekanikė motivuan dhe ndihmuan nė zhvillimin e analizės matematikės , kimisė kuantike , dhe perdorimit tė pajisjeve eksperimentale si mikroskopi elektronik nė mikrobiologji. "Epoka e Atomit" pėrbėn gjithashtu njė koncept tė rėndėsishem nė analizėn filozofike dhe historike.

Fizika ndahet nė dy disiplina: nė fizikė teorike dhe fizikė eksperimentale. Fizika teorike merret kryesisht me formalizimn teorik te dukurive i cili bazohet ne koncepte matematike, ndėrsa fizika eksperimentale merret me rikrijimin dhe matjen e dukurive tė njohura natyrore . Megjithė kerkimet e shumta akoma kane ngelur disa probleme tė pazgjidhura nė fizikė si dhe fusha tė shumta kerkimi tė cilat nuk janė eksploruar plotėsisht.

Degėt e fizikės
Edhe pse fizika prfshin njė kategori tė gjerė fenomenesh, deget themelore tė fizikės janė mekanika klasike, elektromagnetizmi (i cili pėrfshin optikėn), relativiteti, termodinamika, dhe mekanika kuantike. Seicila nga kėto teori ėshtė testuar nga eksperimente tė shumta dhe ėshtė provuar si e saktė nė fushėn e aplikimit tė saj. Pėr shembull, mekanika klasike pėrshkuan nė mėnyrė korrekte lėvizjen e trupave nė jetėn e pėrditshme, megjithatė ajo nuk mund tė aplikohet nė shkallėn atomike, atje ajo zėvendesohet nga mekanika kuantike, ndėrsa pėr shpejtėsi tė krahasueshme me shpejtėsinė e dritės, efektet relativistike bėhen mė tė rėndėsishme. Edhe pse kėto teori kuptohen shume mirė ato vazhdojnė tė jenė fusha kėrkimore — pėr shembull, njė aspekt i rėndėsishėm i mekanikės klasike e njohur si teoria e kaosit u zhvillua nė shekullin e 20-te, tre shekuj pas formulimt origjinal tė mekanikės nga Isak Njutoni (1642–1727). Teoritė themelore formojnė njė bazė per studimin dhe kėrkimin e temave mė tė specializuara. Njė tabelė me kėto teori, sė bashku me konceptet qė ato pėrdorin, mund tė gjendet kėtu.

Mekanika klasike
Mekanika klasike ėshtė njė model fizik i forcave qė veprojnė mbi trupat. Zakonisht rreferohet si "mekanika Njutoniane" sipas Isak Njutonit dhe ligjeve tė lėvizjes. Mekanika ndahet ne statikė, e cila modelon trupat nė prehje, kinematikė, e cila modelon trupat nė lėvizje, dhe dinamika, e cila modelon trupat mbi tė cilėt aplikohen forca tė ndryshme. Mekanika klasike e trupave tė vazhduar dhe tė deformueshėm njihet si mekanika e kontiniumit, e cila vetė ndahet nė mekanikėn e ngurtė dhe mekanikėn fluide sipas gjėndjes sė lėndės qė studiohet. Kjo e fundit, mekanika e lėngjeve dhe gazeve, pėrfshin hidrostatikėn, hidrodinamikėn, pneumatikėn, aerodinamikėn, dhe fusha tė tjera. Mekanika statike merret me objekte qė janė nė prehje. Mekanika kinematike merret me objekte nė lėvizje. Mekanika dinamike merret me lėvizjen e shkaktuar nga forcat qė veprojnė mbi trupat.

Mekanika klasike jep rezultate tė sakta nė fushėn e saj tė aplikimit, e cila ėshtė eksperienca e pėrditshme. Ajo zėvendėsohet nga mekanika relativiste pėr sisteme qė lėvizin me shpejtėsi tė krahasueshme me atė tė dritės, nga mekanika kuantike pėr sisteme nė shkallė tė vogėl, dhe nga teoria kuantike relativiste e fushės pėr sisteme qė kanė tė dyja veēantitė e mėsipėrme. Megjithatė, mekanika klasike ėshtė akoma e dobishme, sepse ajo ėshtė shumė mė e thjeshtė pėr tu aplikuar nė krahasim me teoritė e tjera si dhe ka njė fushė tė gjerė aplikimi. Mekanika klasike mund tė pėrdoret pėr tė pėrshkruar lėvizjen e objekteve me pėrmasa tė konsiderueshme (si topat ose makina), objekte astronomike (si planetet apo galaksitė), dhe disa objekte tė caktuara mikroskopike (molekula organike).

Nje koncept i rėndėsishėm nė mekanikė ėshtė identifikimi i madhėsive tė konservuara si energjia dhe momenti, tė cilat ēojnė te mekanika Lagranzhiane dhe ajo Hamiltoniane tė cilat janė riformulim tė ligjeve tė Njutonit. Teori si mekanika e fluideve si dhe teoria kinetike e gazeve janė rezultate tė aplikimit tė mekanikės klasike tek sistemet mikroskopike. Rezultate tė koheve tė fundit nė studimin e sistemeve dinamike jolineare i kanė dhėnė lindje teorisė sė kaosit, studimi i sistemeve ku ndyshime tė vogla shkaktojnė efekte tė mbėdha. Ligji gravitacional i Njutonit, i formuluar nė mekanikėn klasike,shpjegoi Ligjet e Keplerit mbi lėvizjen planetare si dhe ndihmoi nė transformimin e mekanikės klasike nė njė element tė rėndėsishėm tė revolucionit shkencor.

Elektromagnetizmi
Elektromagnetizmi pėrshkruan bashkėveprimet e thėrrmijave tė ngarkuara, me fushat elektrike dhe magnetike. Ai ndahet ne elektrostatikė, e cila bėn studimin e bashkėveprimeve midis ngarkesave nė prehje, dhe elektrodinamikė, e cila studion bashkėveprimet mes ngarkesave nė levizje dhe rrezatimit. Teoria klasike e elektromagnetizmit ėshtė e bazuar nė ligjin e forcės sė Lorencit dhe tek ekuacionet e Maksuellit.

Elektrostatika ėshtė studimi i fenomeneve qė lidhen me trupa tė ngarkuar nė prehje. Siē pėrshkruhet nga ligji i Kulombit, trupa tė tillė aplikojnė forca mbi njėri tjetrin. Sjellja e tyre mund tė analizohet nėpėrmjet koncepteve tė fushės elektrike qė rrethon ēdo trup tė ngarkuar, e tillė qė ēdo trup i ngarkuar i vendosur nė kėtė fushė ėshtė subjekt i nje force nė madhėsi tė drejtėpėrdrejtė me madhėsinė e ngarkesės dhe madhėsinė e vlerės sė fushės magnetike nė atė pozicion. Nėqoftėse forca ėshtė tėrheqėse apo shtytėse kjo varet nga polariteti i ngarkesės. Elektrostatika ka aplikime tė shumta, qė variojnė qė nga analiza e fenomeneve si vetėtimat deri tek sjellja e elektroneve nė tubat elektronikė.

Elektrodinamika ėshtė studimi i fenomeneve qė lidhen me trupa tė ngarkuara nė lėvizje dhe fusha elektrike dhe magnetike qė ndryshojnė nė kohė. Meqėnėse njė ngarkesė nė lėvizje prodhon njė fushė magnetike, elektrodinamika merret me efekte si magnetizmi, rrezatimi elektromagnetik, dhe induksioni elektromagnetik, tė cilat pėrfshinė aplikime praktike si gjeneratori elektrik si dhe motori elektrik. Kjo pjesė e elektrodinamikės, njihet si elektrodinamika klasike, ajo u shpjegua nė njė mėnyrė sistematike nga Xhejms Klark Maksuell, duhet thėnė se janė ekuacionet e Maksuellit ato tė cilat i pershkruajnė fenomenet elektrike me njė pėrgjithėsi tė madhe. Njė zhvillim mė i vonshėm ėshtė elektrodinamika kuantike, e cila pėrfshin ligjet e teorisė kuantike nė mėnyrė qė tė shpjegojė bashkėveprimin e rrezatimit me lėndėn. Diraku, Hajzenbergu, dhe Pauli ishin disa nga pioneret qė formuluan elektrodinamikėn kuantike. Elektrodinamika relativiste merr parsysh korrektimet relativiste tė lėvizjes sė trupave tė ngarkuar qė lėvizin me shpejtėsi tė pėrafėrt me atė tė dritės. Ajo zbatohet nė fenomene qė lidhen me pėrshpejtues ngarkesash si dhe me tuba elektronesh nė voltazhe dhe korrente tė larta.

Elektromagnetizmi pėrfshin fenomene tė tjera elektromagnetike tė jetės sė pėrditshme. Pėr shembull, drita ėshtė njė fushė elektromagnetike oshiluese qė rrezatohet nga thėrrmija tė ngarkuara nė lėvizje. Pėrveē gravitetit, shumica e forcave tė pėrditshme janė rrjedhojė e forcės elektromagnetike.

Principet e elektromagnetizmit gjejnė aplikime nė disiplina tė shumta si tek mikrovalėt, antenat, makinat elektrike, satelitėt e komunikimit, bioelektromagnetika, plazma, kėrkimin bėrthamore, fibra optike,nė interferencėn dhe kompatibilitetin elektromagnetik, nė konvertimin e energjisė elektromekanike, si dhe tek radari e meteorologjia. Pajisjet elektromagnetike pėrfshinė transformatorėt, ēelsat elektrike, radio/TV, telefonin, motori elektrik, linjat e transmisionit, pėrēuesit e valėve, fibrat optike, dhe lazerin.


Termodinamika dhe mekanika statistike
Termodinamika studjon efektet e ndryshimit tė temperaturės, shtypjes, dhe volumit nė njė sistem fizik nė njė shkallė makroskopike, si dhe transferimin e energjisė si nxehtėsia.[1][2] Historikisht, termodinamika u zhvillua pėr tė rritur efiēencėn e motorėve me avull tė hershėm.[3]

Pika fillestare pėr trajtimin termodinamik te njė problemi janė ligjet e termodinamikės, tė cilat postulojnė qė energjia mund tė shkėmbehet midis sistemeve fizike si nxehtėsi ose punė.[4] Ato postulojnė gjithashtu edhe ekzistencėn e njė madhėsie tė quajtur entropi, e cila mund tė pėrcaktohet pėr ēdo sistem. [5] Nė termodinamikė, bashkėveprimet midis ansambleve tė mbėdha tė objekteve studjohen dhe kategorizohen. Rėndesi tė madhe pėr kėtė mbajnė konceptet e sistemit dhe e mjedisit rrethues. Njė sistem pėrbehet nga thermija, lėvizja mesatare e tė cilave pėrcakton vetitė e tij, tė cilat janė tė lidhura me njėra tjetrėn nėpėrmjet ekuacioneve tė gjėndjes. Vetitė mund tė kombinohen pėr tė shprehur energjinė e brėndshme dhe potencialin termodinamik, tė cilat janė shumė tė vlefshme pėr pėrcaktimin e konditave pėr ekuilibrin dhe proēeset spontane.

Mekanika statistike analizon sisteme makroskopike duke aplikuar parime statistikore nė pėrbėrėsit e tyre mikroskopike. Ajo jep njė mėnyrė pėr lidhjen e vetive mikroskopike tė atomeve dhe molekulave individuale me vetitė makroskopike tė tė gjithė materialit qė mund tė observohen nė jetėn e pėrditshme. Termodinamika mund tė shpjegohet si njė rezultat i natyrshėm i statistikės dhe mekanikės (klasike dhe kuantike) nė njė nivel mikroskopik. <!—Nė vecanti, mund tė pėrdoret pėr llogaritjen e madhėsive termodinamike tė vetive tė materialeve nga analizat spektroskopike tė molekulave individuale.--> Nė kėtė mėnyrė, ligjet e gazeve mund tė derivohen , nga supozimi se gazi ėshtė njė koleksion thėrrmijash inidviduale, tė cilat mund tė trajtohen si sfera tė ngurta me masė. Nga ana tjetėr, nėqoftėse kėto thėrrmija individuale kanė njė ngarkesė elektrike, atėhere pėrshpejtimi individual i kėtyre thėrrmijave do tė shkaktojė emitimin e dritės. Ishin kėto fakte tė marra nė konsiderate ato qė ēuan Maks Plankun tė formulonte ligjin e rrezatimit tė trupit tė zi,[6] vetem duke supozuar qe spektri i rrezatimit te emituar nga keto thermija nuk eshte constant ne lidhje me frekuencen, por eshte i kuantizuar.[7]

[redakto] Relativiteti

Artikulli kryesor: Relativiteti
Artikulli kryesore: Relativiteti special dhe Relativiteti i pėrgjithshėm

Testim me preēision tė madh i relativitetit tė pėrgjithshėm nga sonda Kazini (pikėpamje artistike): sinjalet e radios tė dėrguara midis Tokės dhe sondės (valėt jeshile) janė tė vonuara nga pėrkulja e hapėsirė-kohės (vijat blu).

Relativiteti ėshtė njė pėrgjithėsim i mekanikes klasike qė pėrshkruan objekte masive ose objekte qė lėvizin me shpejtėsi shumė tė mbėdha, ose sisteme shumė masive. Ai pėrfshin relativitetin special dhe tė pėrgjithshėm.

Teoria e relativitetit special u propozua mė 1905 nga Albert Ajnshtajni nė artikullin e tij "Mbi Elektrodinamikėn e trupave nė lėvizje". Titulli i artikullit i referohet faktit se relativiteti special zgjidh problemin midis ekuacioneve tė Maksuellit dhe mekanikes klasike. Teoria ėshtė e bazuar mbi dy postulate: (1) forma matematike e ligjeve fizike ėshtė invariante nė tė gjitha sistemet inerciale; dhe (2) shpejtėsia e dritės nė boshllėk ėshtė konstante dhe e pavarur nga burimi i vėzhguesit. Nė mėnyrė qė kėto dy postulate mos kundėshtojnė njėra tjetrėn kėrkohet qė hapėsira dhe koha tė unifikohen nė fabrikėn e hapesirė-kohės e cila varet nė llojin e sistemit.

Relativitei special jep njė sėrė rezultatesh tė habitshme qė duket sikur shkojnė kundėr intuitės, megjithatė tė gjitha kėto parashikime janė tė verifikuara eksperimentalisht.Ai hedh poshte nocionet absolute tė hapėsirės dhe kohės duke pohuar se distanca dhe koha varen tek vėzhguesi, koha dhe hapėsira perceptohen nė mėnyrė tė ndryshme, nė varėsi tė vėzhguesit. Teoria nxjerr nė perfundimin se ndryshimi tek masa, dimensionet, dhe koha shoqėrohen me ndryshimet e shpejtėsisė sė trupit. Ajo gjithashtu jep edhe ekuivalencėn e lėndės me energjinė, siē jepet nga formula e ekuivalencės sė masės me energjinė E = mc2, ku c ėshtė shpejtesia e dritės nė boshllėk. Relativiteti special dhe relativiteti Galilean i mekanikės Njutoniane bien dakort kur shpejtėsitė e trupave janė tė vogla nė krahasim me atė tė dritės. Relativiteti special nuk e pėrshkruan gravitacionin; megjithatė duhet theksuar se ai mund tė pershkruajė levizje tė nxituara nė mungesė tė gravitetit.[8]

3gp'
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 211
Join date : 18/05/2008
Age : 24

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cesht fizika

Mesazh  aii prej Sat Mar 21, 2009 5:02 am

Evil or Very Mad

aii
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi